Flash

Albin Kurti i përgjigjet Ramës. E ironizon keq propozimin për asocacionin

Lapsi.al 13 June 2023
Albin Kurti i përgjigjet Ramës. E ironizon keq propozimin për

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk e ka kursyer sarkazmën për rolin e liderit global në zgjidhjen e krizave ballkanike. I pyetur gjatë një konference shtypi me gazetarët kosovarë se çfarë mendon për propozimin e Ramës për një draft-statut për asocacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, Kurti tha se nuk e ka lexuar atë.

Pastaj ai shtoi: "Unë besoj se Rama beson që propozimi i tij është i mirë. Por nëse është kështu le t'ia propozojë atë presidentit serb Vuçiç në një nga mbledhjet e përbashkëta të Ballkanit të Hapur, që ta zbatojë për shqiptarët e Preshevës, Bujanovcit edhe Medvegjës. Pikërisht për këtë kryeministrin e Shqipërisë e detyron edhe  neni 8 pika 1 e kushtetutës së Shqipërisë" ironizoi Kurti.

Deri më tani Albin Kurti nuk kishte folur me gojën e tij për këtë çështje. Prishtina zyrtare e pati refuzuar draft propozimin që kryeministri shqiptar e dërgoi pranë kancelarive berendimore në Berlin dhe Paris, duke prtetenduar se ai është  "i pavevojshëm". Zëdhënësi i Albin Kurtit me ironi shtroi se nga Tirana, Kosova nuk pret ndërmjetësim por mbështetje. Menjëherë pas nisjes së kësaj polemike edhe nga Beogradi u futën në rol sikur ideja e Ramës është në dëm të tyre.

Lexo me tej:

Konferenca e shtypit / Pse manipuloi Rama me asocacionin 

Javën e shkuar Edi Rama mbajti një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp duke deklaruar se ai ka një zgjidhje për asocacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, dhe se draftin e tij konfidencial të hartuar nga specialistët më të mirë konstuticionalistë në perëndim ua ka dorzuar kancelarive të presidentit francez  dhe kryeministrit gjerman.

Ky propozim u hodh poshtë si nga Prishtina po ashtu dhe nga Beogradi.

Aleksandar Vuçiç dhe Edi Rama vazhduan të luajnë kukamëshefti për asocacionin e komunave më shumicë serbë në Kosovë, duke u shtirur se nuk janë të rakorduar mes tyre.

Aleksandar Vuçiç gjatë një interviste të dhënë për televizionin serb ‘TV Happy’, tha se Rama nuk ka asnjë të drejtë të bëjë një propozim të tillë. Ai shtoi se pavarësisht respektit që ka për Ramën, ky i fundit nuk është i autorizuar të hartojë draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Armand Shkullaku: Pse Albin Kurti e pengon Edi Ramën 

“Me sa di unë, Edi Rama nuk është anëtar i Ekipit Drejtues Serb. As kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili duket se dëshiron të bëhet pjesë e atij ekipi, pasi edhe ai ka diçka të shkruar, por nuk ka të drejtë ta ketë të shkruar”, tha Vuçiç.

Në fjalimin e tij me rastin e 32 vjetorit të Partisë Socialiste Rama shprehu hapur keqardhjen për faktin se si Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti kishin refuzuar draftin e tij për asociacionin pa e lexuar përmbajtjen. Rama u çoi mesazh madje se nëse ata donin të luanin lojën e luftrave, shtetet e tjera të rajonit nuk ishin të interesesuar për këtë.

“Më vjen mirë që përpjekja për të dhënë një kontribut konkret për dialogun është pritur mirë nga aleatët. Ndërsa atyre që e kanë kundërshtuar, pa e ditur përmbajtjen si në Prishtinë dhe Beograd duke thënë se nuk duan të dëgjojnë për një propozim nga Shqipëria, u them dy gjëra. Së pari, ata që flasin kështu jetojnë akoma me komunizmin në kokë kur politika merrej me kush e tha dhe jo me cfarë tha.

Andi Bushati: Nuk ka nevojë Albini për Kosovën, por shqiptarët për Kurtin 

E dyta ky rajon është edhe i yni, edhe i disa të tjerëve. Nëse atyre u vjen më për mbarë të luajnë akoma luftash ndërkohë që as njëra palë dhe as tjetra nuk i hapin dot njëra tjetrës jo luftë por asnjë të shtënë që kapërcen kufijtë sepse aty është Amerikë dhe NATO. Aleatëve po u soset durimi. Unë u them se nuk jemi fare të interesuar për lojë luftash por jemi kundër asaj lufte”- tha Rama dje në fjalimin e tij mbajtur në Pallatin e Kongreseve më 12 qershor 2023.

Por në fakt, ndonëse në pamje të parë duket në rolin e arbitrit, kryeministri shqiptar mban hapur anën e Vuçiçit. Jo vetëm se me deklaratat e tij të ditëve të fundit ai nuk ka lënë rast pa goditur Kurtin me pretendimin se po prish Kosovën me aleatët e saj perendimorë, por mbi të gjitha se ai e vë theksin pikërisht aty ku do Serbia, tek  asocacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë. Duke u fokusuar pikërisht aty Rama bën atë që do Vuçiçi i cili i ka anashkaluar aspektet e tjera të marëveshjes 11 pikëshe të dakordësuar në fund të shkurtit me ndërmjetësimin e BE dhe SHBA-së. Pikërisht ndaj këtij roli prej arbitri që mban anë reagoi Albin Kurti duke i thënë kryeministrit shqiptar se nëse draftin e vet e quan të mirë ti'a propozojë  Vuçiçit për shqiptarët e Preshevës, Bujanovcit edhe Medvegjës.

©Lapsi.al

 

 

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI