Flash

Ed Sheeran thyen rekord në New York

Lapsi.al 13 June 2023
Ed Sheeran thyen rekord në New York

Saktësisht 89,106 persona kanë qenë të pranishëm për të ndjekur performancën e kantautorit britanik, duke thyer kështu rekordin e pjesëmarrjes së fansave ndonjëherë në këtë stadium.

Sheeran është aktualisht në mes të pjesës së Amerikës së Veriut me turin e tij Matematikor”. Koncerti i Sheeran gjithashtu tejkaloi rekordin e frekuentimit të mikeshës dhe koleges së tij Taylor Swift. Kjo e fundit grumbulloi vetëm 82,000 pjesëmarrës.

Ky është turneu i parë i Sheeran pas pesë vitesh që nga “Divide Tour” në 2018. Pjesa e turneut në Amerikën e Veriut filloi në Arlington, Teksas më 6 maj dhe do të mbyllet në Inglewood, Kaliforni më 23 shtator.

Sheeran do të ndalojë në Gillette Stadium në Foxborough më 30 qershor dhe 1 korrik dhe në Teatrin Boch Center Wang në Boston më 29 qershor.

Të këshilluara

Ditëlindja e Kanye West një degjenerim

Kanye West ka mbushur 46-vjeç dhe ka organizuar një festë ditëlindjeje që po merr kritika të mëdha në rrjet. Kudo janë shpërndarë pamje nga festa me shumë nj...

16:29

Tony awards 2023: Lista e plotë e fituesve

Çmimet e 76-ta vjetore Tony festuan një sezon mahnitës transmetuar drejtpërdrejt nga United Palace në lagjen Washington Heights të Nju Jorkut në CBS dhe Paramou...

15:58

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI