Flash

Kishte fshehur 99 700 euro në autobusin e linjës Bari-Durrës, në pranga 37-vjeçari

Lapsi.al 13 June 2023
Kishte fshehur 99 700 euro në autobusin e linjës Bari-Durrës,

Një shofer i autobuzit të linjës Bari-Durrës është arrestuar në flagrancë pasi gjatë kontrollit të ushtruar u zbulua se kishte fshehur 99.700 euro në tavanin e mjetit. Shuma ishte ndarë në 8 paketime. Në pranga ka rënë 37-vjeçari Elson Rrodhe.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme kundër paligjshmërisë dhe krimeve ndërkufitare. Finalizohet operacioni policor i koduar “Entry”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për mosdeklarim të të hollave në kufi.

Kishte fshehur një shumë të madhe parash (euro) në tavanin e autobusit të linjës Bari-Durrës, me qëllim që të mos i deklaronte në hyrje të RSh-së, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari (drejtuesi i autobusit). Sekuestrohen 99 700 euro të ndara në 8 paketime.

Shërbimet e Policisë Kufitare në port Durrës, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për goditjen e paligjshmërive dhe krimeve ndërkufitare, si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës dhe autoritetet doganore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Entry”.

Gjatë operacionit, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, një autobus tip “Scania” i linjës Durrës-Bari-Durrës. Gjatë kontrollit të imtësishëm në autobus, me metoda bashkëkohore, në pjesën e tavanit, janë gjetur 8 paketime me kartëmonedha në euro, gjithësej 99 700 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Rr., 37 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI