Flash

Video/ Çmenduri në Ekuador: goditje me kokë arbitrit Guillen e 5 të përjashtuar

Lapsi.al 13 June 2023
Video/ Çmenduri në Ekuador: goditje me kokë arbitrit Guillen e
Në Ekuador, ndeshja mes Libertad dhe Técnico Universitario përfundoi me 5 përjashtime. Më flagrantja ishte se një prej të kuqve u dha pasi një futbollist goditi me kokë arbitrin Guillen. Në fakt, ajo që ndodhi në ndeshjen mes Libertad dhe Técnico Universitario, në javën e parafundit të fazës së parë të kampionatit të Ekuadorit, është vërtet e pabesueshme. Gjatë ndeshjes pati 5 kartonë të kuq. 4 prej tyre erdhën për lojtarët e Tecnico Universitario, një në pjesën e parë dhe tre në 5 minutat e fundit. Vetëm një i përjashtuar ndërkohë për Libertad, edhe ai rreth minutës së 90'. Në fund, ndeshja përfundoi 1-0 për Libertad falë golit të Carabalì në minutën e 84'. Për skuadrën ekuadoriane është vetëm fitorja e dytë në historinë e saj në Kategorinë e Parë të vendit të Amerikës së Jugut dhe e ka lejuar të largohet nga vendi i fundit në renditje. Lexo më tej: Video/ “Je një fatkeqësi e q*rë”: del video e përplasjes me arbitrin Taylor, Mourinho tani rrezikon shumë

GODITJE ME KOKË ARBITRIT

Megjithatë, gjesti më i bujshëm është bërë nga Francisco Luzarraga. Lojtari i Tecnico u përjashtua nga arbitri Guillen pasi protestoi ashpër në minutën e 90'. Pasi mori kartonin e kuq, Luzarraga nuk pa më nga inati dhe goditi me kokë në fytyrë arbitrin. Guillen u rrëzua përtokë nga dhimbjet. Mbrojtësi, që ishte i përjashtuar, tashmë rrezikon një skualifikim shumë të rëndë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI