Flash

Vrasjet me porosi/ Prokuroria kërkon 42 vite burg për dy të rinj në Elbasan

Lapsi.al 13 June 2023
Vrasjet me porosi/ Prokuroria kërkon 42 vite burg për dy të rinj

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 42 vite burg në total për dy të rinj që u përfshinë në dy vrasje që ndodhën në Elbasan tre vite më parë. Konkretisht 30 vite burg për Xhuliano Hoxhën dhe 12 vite për Euglen Halilin.

Të dy ishin porositur nga një trafikant droge, Erion Alibej i cili ndërmorri një seri vrasjesh për t'u hakmarrë për ekzekutimin e vëllait të tij.

Dy viktimat, Regis Runaj dhe Emiljano Ramazani ishin miq të ngushtë me njëri-tjetrin ndërsa u vranë njëri-pas tjetrit brenda 9 ditësh në Elbasan.

Prokuroria zbuloi se Erion Alibej pagoi Euglen Halilin dhe Xhuljano Hoxhën që të ekzekutonin me thika Regis Runaj, i cili u gjet i pajetë mbrëmjen e 29 korrikut 2020 në afërsi të varrezave të qytetit.

Sipas policisë, ai ishte goditur 27 herë më thike nga Halilaj, ndërsa Hoxha kishte rolin e organizatorit. Të njëjtën persona, po kundrejt pagesës, kanë pasur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Emiljano Ramazanit, tek rrethrrotullimi i Luleve, në Elbasan.

I penduari i drejtësisë Euglen Halili u ka thënë hetuesve se Erjon Alibej ka paguar 100 mijë euro për të ekzekutuar Emiljano Ramazanin dhe shokun e tij, Regis Runaj.

Euglen Halili ka thënë se nga bisedat që ka zhvilluar me bashkëpunëtorin në vrasje, Xhuljano Hoxha, ky i fundit i ka treguar se do merrnin 100 mijë euro për të kryer vrasjen e Ramazanit dhe Runajt.

Në kohën kur dyshohet se ka financuar vrasjen e Emiljano Ramazanit me 5 plumba dhe shokut të tij Regis Runaj me 27 goditje thike, Erjon Alibej ka qenë i dënuar me “arrest shtëpie”, për plagosjen e Xhon Rustës./Lapsi.al

https://lapsi.al/2023/02/23/deshmia-ne-spak-erion-alibej-shefit-te-krimeve-i-dhurova-instalimin-e-kamerave/

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI