Flash

Dokumenti/ Borrell i kthen përgjigje Kurtit për planin me 5 pika

Lapsi.al 14 June 2023
Dokumenti/ Borrell i kthen përgjigje Kurtit për planin me 5 pika

Josep Borrell, shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, i ka kthyer përgjigje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për planin me 5 pika të propozuara prej tij për daljen nga kriza. Por Borrell thotë se kushtet e kërkuara nga BE-ja dhe SHBA-ja janë të qarta.

Pika parë sipas Borrell është që kryetarët e zgjedhur shqiptarë përkohësisht të punojnë në lokacione alternative.

Pika e dytë që kërkon ai është që Policia e Kosovës të ndalë aktivitetet operacionale rreth atyre komunave. Kërkohet që Njësia Speciale të tërhiqet, por Borrell thotë se do të kërkojnë nga Beogradi të largojë elementet radikale.

Pika e tretë kërkohet që sa më shpejtë të mbahen zgjedhjet lokale në 4 komunat veriore. Vetëm pasi të realizohen kushtet e Bashkimit Evropian, ai thotë se do të organizohet një takim i nivelit të lartë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Ai i ka kërkuar Kurtit që të ndërmerren veprime të de-përshkallëzimit të situatës në Veriun e Kosovës. 

Plani pesëpikësh i Kurtit për uljen e tensioneve në veri

  • Sundimi i ligjit në katër komunat në veri, që nënkupton identifikimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e drejtë të të gjithë anëtarëve të grupeve kriminale që kanë sulmuar Policinë, trupat e NATO-s dhe gazetarët
  • Grupet e dhunshme të tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës dhe ndalohet çdo akt kriminal kundër institucioneve të Kosovës
  • Policia e Kosovës, pjesëtarë të NATO-s dhe EULEX-i të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë, për të garantuar një ambient të sigurt dhe pa rreziqe për të gjithë.
  • Qeveria e Kosovës të koordinohet me të gjithë aktorët dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri
  • Kosova dhe Serbia t’i rikthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli, dhe një takim i nivelit të lartë të mbahet gjatë kësaj jave

/LAPSI.al

Të këshilluara

Qeveria pezullon licencën e Tv Klan Kosova

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që udhëhiqet nga ministrja Rozeta Hajdari, përmes një komunikatë për medie, ka njoftuar se i është pezulluar...

20:21

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI