Flash

Flet Bad Bunny pas lajmeve për shtatëzani të Kendall Jenner

Lapsi.al 14 June 2023
Flet Bad Bunny pas lajmeve për shtatëzani të Kendall Jenner

Disa redaktime shumë të zgjuara në një trailer për episodin e katërt të ‘The Kardashians’ arritën pikërisht atë që dëshironin producentët: zhurmë në Internet. Tani, Bad Bunny i është përgjigjur thashethemeve që Kendall Jenner është shtatzënë.

Në trailerin e ‘The Kardashians’, një producente e pyeti Kendall: "Si po shkon shtatzënia?" dhe më opas përgjigja e saj është prerë duke shtuar kuriozitetin për të parë atë në episodin e plotë.

Si iu përgjigj Bad Bunny thashethemeve që Kendall Jenner është shtatzënë?

Ai i quajti ato si një trillim total në një intervistë me Yahoo të botuar më 13 qershor 2023 dhe komentoi se ishin ushqim i vazhdueshëm për thashetheme të pabazuara.

“Mendoj se kjo ka ekzistuar gjithmonë dhe do të ekzistojë gjithmonë. Eshte qesharake. Më trishton, dhe është për të ardhur keq në të njëjtën kohë - jo për mua, por më shumë për njerëzit [që përhapin thashetheme] sepse është qesharake të shohësh se si flasin me siguri. Thua 'Çfarë budallenjsh; ata nuk e kanë idenë për asgjë.’ Dhe qesh edhe ti. Mendon, "Vërtet, si është e mundur?" Por unë mendoj se ju mësoheni me të me kalimin e kohës. Nuk eshte hera e parë. Kur dikush është i ekspozuar ndaj famës dhe këtij mjedisi, tani kushdo mund të thotë çfarë të dojë për ty”, tha ai. “Por antidoti është të jesh i sigurt për atë se kush je dhe të shijosh jetën po aq sa unë. Sepse në fund të fundit, unë jam i vetmi që e di.”

Le të jemi të qartë këtu: redaktimi i ‘Hulu’ nxiti insinuatën se Kendall ishte shtatzënë, gjë që ka shumë pak gjasa, bazuar nga daljet e saj të fundit publike. Fansat janë të sigurt se në fakt është lajmi i publikuar në nëntor 2022, të cilit i referohet ngacmimi; kur Kendall konfirmoi se ajo do merrte një kalë të vogël.

Të këshilluara

4 kategori të reja shtohen në Grammy Awards

“Grammy Awards” kanë shtuar edhe tri kategori të reja për ceremoninë e vitit 2024. Akademia e ndarjes së çmimeve të 66-ta vjetore “Grammy” do të përfshijnë k...

10:07

Anëtarja e BlackPink kërkon falje publike

Jennie Kim e Blackpink kërkoi së fundmi falje pasi u largua nga skena në mes të performancës të dielën në Rod Laver Arena në Melburn, Australi. "Melbourne Bl...

17:20

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI