Flash

I transformuar/ Publikohet foto e fundit e Silvio Berluskonit

Lapsi.al 14 June 2023
I transformuar/ Publikohet foto e fundit e Silvio Berluskonit

Vizita e Silvio Berluskonit në “Maximilian Bistrot”, një bar-restorant në zonën e Segrate në Milano, me pamje nga liqeni i mjellmave tingëllon tashmë pothuajse si një lamtumirë për projektin e tij “Milano 2”.

“Ai mbërriti të premten pasdite, rreth orës 14, së bashku me partneren e tij Marta Fascina dhe truprojat. U ul në një tavolinë, porositi kokoshka dhe lëng portokalli për të dhe një krem kafeje për partneren e tij” - thotë menaxheri i restorantit, Omar Calvetti.

“Ai qëndroi për rreth një orë, për habinë e të gjithëve. Në ato momente lokali ishte plot. Kishte shumë klientë për drekë dhe sigurisht që prezenca e Berlusconit nuk kaloi pa u vënë re. Mes klientëve kishte edhe disa studentë nga Universiteti San Raffaele, të cilët bënë foto me të. U thashë bashkëpunëtorëve të mi që të kujdesen që të mos e shqetësojnë” – rrëfeu ai për mediat.

“Shkëmbyem disa fjalë. “Milano 2” është gjithmonë e bukur” – më tha. Ai dukej i qetë, i buzëqeshur" – tregon menaxheri.

“Maximilian Bistrò” është mensa e dikurshme Mediaset. Disa hapa larg restorantit ndodhet një monument kushtuar vetë Berlusconit, themeluesit të lagjes. Aty “kalorësi” ndihej si në shtëpinë e tij, aq sa në të kaluarën ulej edhe në tavolina. Edhe pronari Massimiliano Albanese u ul me të të premten për të biseduar.

“Ishte edhe djali im, 7 vjeç e gjysmë, i cili e përqafoi. Ata bënë një foto së bashku – kujton ai. Më kërkoi që statuja e tij të ishte gjithmonë shumë e pastër” – tha ai.

Vetëm pak orë pas atij lëngu portokalli, Berluskoni shkoi sërish në spitalin San Raffaele për disa kontrolle, pas të cilave gjendja e tij u përkeqësua gradualisht. Ai ndërroi jetë të hënën në orën 9.30.

“Duke pasur parasysh atë që ndodhi më pas, më pëlqen të mendoj se me atë ndalesë në lokal ai donte t'i thoshte lamtumirë “Milano 2”, krijimit të tij. Kaloi një orë të shkujdesur. Më vjen keq për ndarjen e tij nga jeta. Personalisht e kam vlerësuar gjithmonë, mendoj se ka lënë gjurmë” – thotë Calvetti.

“Milano 2” përfaqëson iniciativën e dytë më të madhe të pronave të paluajtshme të Berluskonit. Planifikimi filloi në vitin 1967 dhe ndërtesat e para u dorëzuan në 1971. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI