Flash

Albin Kurti: Policët ishin 300 metra brenda kufirit, rrëmbimi hakmarrje e Serbisë!

Lapsi.al 14 June 2023
Albin Kurti: Policët ishin 300 metra brenda kufirit, rrëmbimi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se policët e rrëmbyer nga forcat serbe ishin 300 metra në brendësi të territorit të Kosovës. Sipas tij, kjo është një hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit Millun Millenkoviq - Lune.

Kurti e quajti këtë një "agresion" nga ana e Serbisë që ka për synim eskalimin dhe destabilizimin e situatës.  "Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ftojmë faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë" ka shkruar Kurti në mesazhin e tij publik pas rrëmbimit të policëve shqiptarë.

[video width="240" height="432" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/06/Arrestimi-i-policeve-te-Kosoves.mp4"][/video]

Rrëmbimi ka ndodhur në një moment tensioni mes Serbisë dhe Kosovës, pasi një ditë më parë forcat e policisë së Kosovës arrestuan në Zveçan drejtuesin e grupimeve kriminale në veri të Serbisë. Në 29 Maj, grupe serbësh sulmuan policinë e Kosovës dhe forcat e KFOR që mbronin kryetarët e zgjedhur të 4 komunave pas zgjedhjeve që u bojkotuan nga serbët.

Tashmë kërkohet riorganizimi i një procesi tjetër zgjedhor ku serbët do të marrin pjesë, por presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka thënë se para zhvillimit të zgjedhjeve duhet të sanksionohet themelimi i asosacionit të komunave në veri.

Mesazhi i plotë i Albin Kurtit

"Tre zyrtarë të policisë së Kosovës janë rrëmbyer sot në Leposaviq në vendin ku dikur kishte një rrugë ilegale të kontrabandës e që ndodhet rreth 300 metra në brendësi të territorit të shtetit tonë. Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq - Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës. Policia e Kosovës është treguar tejet e vetëpërmbajtur këto javët e fundit. Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ftojmë faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë" 

Të këshilluara

Me kë e ka/ Mesazhi i koduar i Vjosa Osmanit

Pasditja e së martës shënoi një kulmim të ri të tensioneve me qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar anulimin e njëanshëm të mble...

23:13

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI