Flash

Mbappe shpjegon motivin për mos rinovimin: shigjetimi cinik ndaj PSG

Lapsi.al 14 June 2023
Mbappe shpjegon motivin për mos rinovimin: shigjetimi cinik ndaj PSG

Po shkakton diskutime, në këto orë, zgjedhja e Kylian Mbappe për t'u larguar nga PSG në fund të sezonit të ardhshëm. Siç dihet, në fakt, sulmuesi 24 vjeçar i komunikoi klubit se nuk dëshironte të rinovonte kontratën. Mbappe është i lidhur me klubin parisien deri më 30 qershor 2024. Në këtë kuptim, francezi më pas hodhi dritë mbi arsyet e mosrinovimit.

Në dritën e një kontrate që skadon në vitin 2024, zërat për një transferim te Real Madrid që këtë verë janë bërë këmbëngulëse. Në orët e fundit, flitet gjithnjë e më shumë se PSG mund ta shesë, pasi nuk dëshiron ta humbasë me parametër zero. Në këtë drejtim nuk vonoi edhe shpjegimi i sulmuesit gjatë intervistës për La Gazzetta dello Sport: “Nuk kam kërkuar të shitem. Vetëm konfirmova se nuk doja të aktivizoja vitin shtesë të parashikuar në kontratë. Jam i lumtur që do të qëndroj këtu sezonin e ardhshëm”.

Lexo më tej: L’Equipe jep lajmin e bujshëm: Mbappé i ka bërë të qartë PSG se nuk do të rinovojë

“Ne e dinim se kishim mangësi që herët a vonë i paguan – vazhdoi Mbappé –. Duhet të mësojmë nga gabimet që të mos i përsërisim çdo herë. Nuk janë fjalë boshe. Unë e mbaj veten në nivele të larta prej disa vitesh dhe dua të qëndroj në majë. Objektivi im është të fitoj të gjithë titujt”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI