Flash

Mbytet peshkarexha me emigrantë në Greqi, humbin jetën 17 persona

Lapsi.al 14 June 2023
Mbytet peshkarexha me emigrantë në Greqi, humbin jetën 17 persona

Greqia është përballur me një tjetër tragjedi njerëzore. Mbytja e një peshkarexhe në Kalamata të Greqisë ka sjellë vdekjen e 17 personave, deri më tani. Media greke Protothema raporton se një peshkarexhë e nisur nga Libia u mbyt në ujërat ndërkombëtare që ndajnë Greqinë me Italinë, 47 milje në jug të gadishullit të Peleponezit në zonën më jugore të tij Pylos. Ndërkohë që numri i viktimave pritet të rritet, një operacion i madh për gjetjen e rrënojave është duke u zhvilluar në zonë dhe deri tani numri i të shpëtuarëve ka arritur në 104. Ata do të dërgohen në portin e Kalamatës ku do t’ju ofrohet ndihma e parë.

Mësohet se fillimisht kapiteni i peshkarexhës kishte refuzuar të kërkonte ndihmë prej rojës bregdetare greke. Një varkë e Frontex iu ofroi ndihmë pasi anija ishte plot. Megjithatë emigrantët në bordin e varkës thuhet se refuzuan ndihmën e ofruar pasi donin të vazhdonin udhëtimin për në Itali. Disa orë më vonë dhe në kushte të paqarta, anija u përmbys dhe u fundos pas mesnate.

 

Të këshilluara

Me kë e ka/ Mesazhi i koduar i Vjosa Osmanit

Pasditja e së martës shënoi një kulmim të ri të tensioneve me qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar anulimin e njëanshëm të mble...

23:13

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI