Flash

Rrëmbimi i policëve të Kosovës/ Berisha: Akt terrorist i Putinit të vogël!

Lapsi.al 14 June 2023
Rrëmbimi i policëve të Kosovës/ Berisha: Akt terrorist i

Një "akt terrorist i urdhëruar direkt nga Putini i vogël" kështu e ka quajtur Sali Berisha rrëmbimin e tre policëve në veri të Kosovës nga forcat anti-terror të Serbisë.  Berisha e ka dënuar aktin e rëndë menjëherë, ndërsa i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë këtë akt që sipas Berishës është urdhëruar nga Vuçiç.

"Ky është momenti kur grupi terrorist ushtarak serb rrëmben në territorin e Kosovës, në veri, tre policë shqiptarë që kryenin detyrën. Dënoj me forcën më të madhe këtë akt terrorist, kriminal të falangave të Vuçiç dhe i bëjë thirrje komunitetit ndërkomëtar të dënojë me forcën me të madhe këtë akt terrorist luftënxitës të Millosheviçit të ri Aleksandër Vuçiç" shkruan Berisha.

Rrëmbimi ka ndodhur në një moment tensioni mes Serbisë dhe Kosovës, pasi një ditë më parë forcat e policisë së Kosovës arrestuan në Zveçan drejtuesin e grupimeve kriminale në veri të Serbisë. Në 29 Maj, grupe serbësh sulmuan policinë e Kosovës dhe forcat e KFOR që mbronin kryetarët e zgjedhur të 4 komunave pas zgjedhjeve që u bojkotuan nga serbët.

Lexo edhe: Albin Kurti: Policët ishin 300 metra brenda kufirit, rrëmbimi hakmarrje e Serbisë!

Tashmë kërkohet riorganizimi i një procesi tjetër zgjedhor ku serbët do të marrin pjesë, por presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka thënë se para zhvillimit të zgjedhjeve duhet të sanksionohet themelimi i asosacionit të komunave në veri. Disa orë pas rrëmbimit, komuniteti ndërkombëtar dhe as autoritetet shtetërore shqiptare nuk ka reaguar ende.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI