Flash

“Të përbashkuar”/ Pamje nga vendi ku planifikohej mbledhja e dy qeverive

Lapsi.al 14 June 2023
“Të përbashkuar”/ Pamje nga vendi ku planifikohej mbledhja

Mbledhja e Shqipërisë dhe Kosovës e parashikuar për t’u zhvilluar sot në Gjakovë u anulua një ditë më parë. Siç shihet edhe në foto, aty ende qëndron tapeti i kuq ku pritej të mbërrinte delegacioni shqiptar.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama, deklaroi se arsyeja e anulimit të mbledhjes qeveritare në Gjakovë mes Kosovës dhe Shqipërisë është mos rënia dakord me homologun e tij Albin Kurti për ndryshimin e formatit. Gjthashtu, Rama kritikoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për “mospërshtatje me rrethanat e reja të krijuara”.

Pas deklarimeve të Ramës, reagoi Qeveria e Kosovës e cila theksoi se anulimi i mbledhjes është bërë në mënyrë të njëanshme.

“Mbledhjet e përbashkëta janë ndërmarrje të madhe organizative, të cilave u paraprinë një punë e madhe e ministrive për të përgatitur atë ditë. Nesër do të duhej të nënshkrueshin 13 marrëveshje të reja. Ato kishin synim t’i afronin ekonomitë tona, sistemet tona të drejtësisë, arsimit, kulturës, etj. Takimet bilaterale do të mund të mbaheshin çdo ditë tjetër. Jemi fare afër njëri-tjetrit si vende. Nuk do të ishte hera parë që do të takoheshim brenda ditës. Por është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëashme.” – ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Përparimm Kryeziu.

Aktualisht Zyra e Kryeministrit, ka publikuar agjendën e plotë të kësaj mbledhje. Ata nuk e kanë larguar nga faqja anipse me shumë gjasë nuk do të mbahet.

Nën moton “të përbashkuar në Gjakovë”, dy qeveritë do të nënshkruani 13 marrëveshje.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI