Flash

The Weeknd reagon ndaj kritikave për skenat intime në The Idol

Lapsi.al 14 June 2023
The Weeknd reagon ndaj kritikave për skenat intime në The Idol

The Weeknd po i përgjigjet reagimit të ashpër rreth skenave të tij se*suale në episodin e fundit të The Idol.

Këngëtari, ka folur për momentin e diskutueshëm në episodin e dytë të serialit në një intervistë të re për GQ. Ndërsa skena e sheh personazhin e tij, Tedros dhe Jocelyn e Lily-Rose Depp, intim në ekran, ai tha se nuk kishte asgjë "seksi" në të. "Nuk ka asgjë seksi në të. Kur përdorim Basic Instinct si referencë, ne përdorim Verhoeven. Verhoeven është mbreti i thrillerit satirë të viteve '90 -- po, ka momente 'seksi' në filmat e tij, por ka momente të tjera që janë shumë gazmore ”, tha ai për momentin e shumëpërfolur.

The Idol luan Tesfaye në rolin e Tedros, një udhëheqëse karizmatik kulti/guru  që i premton Jocelyn (Depp), një këngëtareje pop në ngritje, botën dhe nuk do të ndalet para asgjëje për ta bërë atë të famshme.

Vetë seriali është një slitë emocionesh, e bërë qëllimisht për të mbajtur audiencën në këmbë. Pavarësisht se sa i errët bëhet momenti, artisti tha se gjithmonë ekziston një element komedie. "Me këtë shfaqje, ne na pëlqen të luajmë me emocionet. Ne po zotërojmë ndjenjat tuaja  përmes shfaqjes. Nuk është kurrë një ton konsistent, dhe kjo është me qëllim", shtoi The Weeknd. "Pavarësisht se sa e errët është një skenë, ju mund të gjeni komedinë në të."

Kjo nuk është hera e parë që ai i del në mbrojtje serialit. Më parë kritikoi një shkrim të Rolling Stone, e cila pretendonte se prodhimi i serialit kishte "dalë në mënyrë të egër, në mënyrë të neveritshme nga binarët". Në kohën kur akuzat u publikuan për herë të parë, këngëtari  u përgjigj duke shpërndarë një klip nga shfaqja në të cilën personazhi i tij e konsideron Rolling Stone "të parëndësishme".

 

Të këshilluara

4 kategori të reja shtohen në Grammy Awards

“Grammy Awards” kanë shtuar edhe tri kategori të reja për ceremoninë e vitit 2024. Akademia e ndarjes së çmimeve të 66-ta vjetore “Grammy” do të përfshijnë k...

10:07

Anëtarja e BlackPink kërkon falje publike

Jennie Kim e Blackpink kërkoi së fundmi falje pasi u largua nga skena në mes të performancës të dielën në Rod Laver Arena në Melburn, Australi. "Melbourne Bl...

17:20

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI