Flash

Anullimi i zgjedhjeve/ Si e caktuan të burgosurit kryebashkiakun e Rrogozhinës

Lapsi.al 15 June 2023
Anullimi i zgjedhjeve/ Si e caktuan të burgosurit kryebashkiakun e

Kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës nuk do ta vendosin votat e të dënuarve të burgut të qytetit, siç ndodhi në 14 Maj. Kolegji Zgjedhor i shpalli të pavlefshme zgjedhjet për këtë qytet, duke përmbysur procesin që kishte marrë bekimin e KQZ dhe të Komisionit të Ankimimit dhe Sanksioneve. Por çfarë ndodhi me procesin e zgjedhjeve në Rrogozhinë?

Edison Memolla i PS u shpall fitues me 21 vota para, ndërsa Shkëlqim Hoxha i BF doli humbës megjithëse kishte qenë para në rezultat. Gjatë numërimit të votave të dy kandidatët kishin qenë kokë më kokë. Deri në kutinë e fundit, që ishte ajo e burgut, Shkëlqim Hoxha i Bashkë Fitojmë ishte 57 vota para.

Ashtu siç ndodh rëndom, opozitarët e Rrogozhinës u entuziasmuan pasi ishin shumë pranë fitores. Pikërisht në fund, socialistët nxorrën asin nën mëngë, votat e të burgosurve.

Çuditërisht, kutia e burgut ishte lënë e fundit për t'u numëruar me një vendim të KZAZ-së, megjithëse radha ishte ndryshe. Shkelqim Hoxha e pa fitoren t'i ikte para syve, kur nga 57 vota para, doli 20 vota pas Edison Memollës të Partisë Socialiste.

Se përse të dënuarit kishin këtë preferencë masive për Partinë Socialiste nuk u mor vesh. Disa javë më pas, Berisha tha se kishte ndërhyrë Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, por pa paraqitur prova.

“Qendra e votimit nuk është ngritur mbi bazën e vendimeve ligjore, por është ngritur vetëm nga drejtori i burgut që e kishte dhëndër këtë kandidatin socialist, me Ulsi Manjën që është dhe krimineli elektoral në krye të drejtësisë shqiptare” u shpreh Berisha.

Gjithsesi kur ankimuan procesin në Kolegjin e Ankimimi dhe Sanksioneve, juristët e “Bashkë fitojmë” publikuan një letër të drejtorit të burgut që kërkonte informacion, nëse duhej të votonin apo jo të burgosurit në 14 Maj. Ata thanë se drejtori e kishte organizuar vetë procesin, megjithëse kishte pikëpyetje nëse të burgosurit duhej të votonin apo jo për të zgjedhur kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës.

Një tjetër detaj që u zbulua në seancën e ankimimit ishte se babai i kandidatit Edison Memolla ishte punonjës i burgut, që shpalli fitues të birin.

Problemi qe se të burgosurit ishin të regjistruar me vendbanime në qytete të ndryshme. Vetëm 2 prej tyre ishin të banorë të Rrogozhinës.

Socialistët pretenduan se të burgosurit kishin votuar edhe në zgjedhjet e kaluara apo edhe në burgje të tjera, prandaj vota e tyre ishte e vlefshme, si një garanci e Kushtetutës. “Të burgosurit nuk janë skllevër, nuk u privohet liria e votës” e mbrojti votën e tyre Eridian Salianji i PS-së.

Votat e Rrogozhinës u rinumëruan dhe Edison Memolla i PS doli 21 vota më shumë se Shkëlqim Hoxha i “BF”-së.

Diferenca mes tyre, më e vogël se votat e burgut dëshmoi se kryetari i bashkisë ishte vendosur pikërisht me votat e të dënuarve. Në këtë situatë, Kolegji Zgjedhor e ka quajtur të pavlefshëm procesin dhe vendosi ripërsëritjen e zgjedhjeve./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI