Flash

DJ Khaled flet për incidentin: Kam shumë dhimbje

Lapsi.al 15 June 2023
DJ Khaled flet për incidentin: Kam shumë dhimbje

DJ Khaled është "në shumë dhimbje" pasi pësoi një rënie të keqe teksa bënte sërf në Florida të shtunën.

Reperi "All I Do Is Win",  postoi një video të aksidentit dhe shkroi:  “Kam pamjet e mia duke rënë, duke fluturuar nëpër qiell dhe si rashë duke dëmtuar brinjët. Kam shumë dhimbje”.

Masazhisti i Khaled besonte se dhimbja e tij ishte thjesht inflamacion i muskujve, por DJ këmbënguli se kishte nevojë për mendimin e mjekut. “Kam thirrur një doktor, ai do të vijë më vonë këtë mbrëmje, vetëm për t'u siguruar që nuk është asgjë serioze,” tha artisti. Disa orë më vonë, ai postoi një tjetër përditësim të tij duke marrë një rreze X. "Kam pasur dhimbje," përsëriti ai, duke shtuar se kishte probleme me gjumin për 48 orët e fundit. "Unë shpresoj se është vetëm një muskul i mavijosur."

Të nesërmen, Khaled dha një tjetër përditësim, duke u thënë ndjekësve të tij se mjeku tha se ai kishte një "mavijosje të madhe, vërtet të keqe". “Ata thanë në se panë një vijë të vogël në njërën prej kockave. Ata nuk janë të sigurt nëse është një frakturë. Ata do të kontrollojnë dy herë. Kështu që më duhet ta pushoj, por duhet të luaj golf, "shtoi ai./Lapsi.al

Të këshilluara

Kush është partneri i ri i Dafina Zeqirit

Pas ndarjes nga Dj Geek, duket se Dafina Zeqiri ka gjetur sërish dashurinë. Ditën e djeshme bëri xhiron e rrjetit një foto e saj me partnerin e ri. Në foton ...

16:43

Hakmarrja e Shakira ndaj Gerard Pique

Tensioni i vazhdueshëm mes Shakira dhe Gerard Pique mbetet i dukshëm pas ndarjes së tyre vitin e kaluar, me këngëtaren e njohur që u zhvendos në Majami së bashk...

17:00

Lewis Hamilton "tradhëton" Shakiran

Sikur të mos mjaftonin thashethemet për një romancë të mundshme me Shakirën, tani po flitet se piloti britanik i F1, Lewis Hamilton, mund të mos jetë besnik nda...

15:00

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI