Flash

Galtier ka pranuar të bëhet trajneri i Napolit: AdL pret që francezi të zgjidhë kontratën me PSG

Lapsi.al 15 June 2023
Galtier ka pranuar të bëhet trajneri i Napolit: AdL pret që
Nga lista me 40 profile e De Laurentiis, duket se ka dalë emri përfundimtar. Drejtuesi teknik i Napolit do të jetë Christophe Galtier, trajneri që drejtoi PSG sezonin e kaluar. Klubi e ka informuar tashmë francezin se nuk dëshiron të vërë më bast mbi të, pavarësisht vetëm një viti qendrimi në klubin e Al-Khelaïfi. Parisienët kanë zgjedhur tashmë Nagelsmann si trajnerin e tyre të ri. Tani, Napoli pret që Galtier të ndërpresë kontratën me Paris Saint-Germain. E vetëm pas kësaj, ish-Lille do të mbyllë negociatat me përcaktimin e kontratës së re. Nga Franca e japin marrëveshjen si të mbyllur. L'Equipe i kushton çështjes të gjithë kopertinën, duke konfirmuar se Galtier shkon të drejtojë rrëzë vullkanit. E përditshmja prestigjoze kishte supozuar edhe më parë se trajneri i ardhshëm i Napolit do të ishte me kombësi franceze. De Laurentiis, falë përfitimeve të Dekretit të Rritjes, mund të kalojë pagën prej rreth 2.7 milionë euro që merrte Spalletti. Lexo më tej: "Adieu Messi", Galtier konfirmon largimin: "Me Clermont ndeshja e fundit e tij me Psg" Në fakt, shkruan Gazzetta dello Sport, Napoli do t'i ofrojë Galtier një kontratë dyvjeçare me vlerë rreth 4 milionë neto. Për tashmë ish-teknikun e PSG do të ketë opsion edhe për një viti të tretë, e njëjta formulë e përdorur me Spalletti. Francezi ka qenë në shënjestër të AdL edhe në vitin 2021, pas triumfit të Galtier në Ligue 1 në krye të Lille. Pas largimit të Spalletti, që mori një vit pushim, Napoli kërkon një ekspert të aftë të drejtojë një grup të shpallur tashmë kampion. Pasi Luis Enrique preferoi Premier League dhe Nagelsmann kaloi në Paris, AdL iu drejtua opsionit të tretë. Galier ka fituar tashmë dy tituj kampion dhe do të donte të provohej në një kampionat të ri.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI