Flash

Kavajë/ Grabitën 7 banesa në 3 muaj, arrestohen dy persona

Lapsi.al 15 June 2023
Kavajë/ Grabitën 7 banesa në 3 muaj, arrestohen dy persona

Dy të rinj kanë rënë në pranga pasi dyshohet se janë autorë të vjedhjes së 7 banesave në Kavajë. Të arrestuar janë Shkëlqim Çopa, 20 vjeç, dhe Alfred Përshtaku, 29 vjeç, të dy banues në Golem.

Në bashkëpunim me njëri tjetrin, ata dyshohen se kanë vjedhur 7 banesa në gjatë periudhës prill-qershor 2023. Dy të arrestuarit kanë arritur të marrin pajisje elektrike, mobilje dhe vegla pune.

Policia ka sekuestruar 1 kuti me çelësa mekanikë, gërshërë, kaçavida, 2 celularë dhe 2 motoçikleta me të cilat lëviznin këta shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI