Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Koncerti i Beyoncé në Stokholm fajësohet për inflacionin e lartë

Lapsi.al 15 June 2023
Koncerti i Beyoncé në Stokholm fajësohet për inflacionin e

Inflacioni në Suedi ra nën 10% në maj, treguan statistikat zyrtare, por ishte akoma më i lartë se sa pritej me disa analistë që sugjeronin se mund të ketë ndikuar koncerti i Beyoncé në Stokholm.

Çmimet e konsumit u rritën me 9.7% në maj nga viti në vit, nga 10.5% në prill, hera e parë që inflacioni është nën 10% në më shumë se gjashtë muaj.

Ulja e çmimeve të energjisë elektrike dhe ushqimeve kontribuoi në uljen e normës së inflacionit në maj, tha në Statistikat e Suedisë, ndërsa në të njëjtën kohë u rritën kostot e mallrave dhe shërbimeve të caktuara. "Për shembull, vizitat në hotele dhe restorante, shërbime rekreative dhe veshje," tha agjencia.

Sipas Michael Grahn, kryeekonomist për Suedinë në Danske Bank, koncerti i Beyoncé mund të shpjegojë pse norma ishte më e lartë se sa pritej. Ai tha se koncerti në maj ndoshta ndikoi përmes rritjes së çmimeve të hoteleve dhe restoranteve.

Dhjetëra mijëra fansa u dyndën në Stokholm në mes të majit për të parë dy koncertet që nisën turneun e saj të parë solo në shtatë vjet. Sipas vlerësimeve, turma në çdo koncert ishte 46,000, me disa të detyruar të qëndronin jashtë kryeqytetit ndërsa hotelet mbusheshin. U raportua se një numër fansash kishin udhëtuar nga jashtë për të parë shfaqjet, duke përfituar nga çmimet më të ulëta të biletave.

Grahn i tha Wall Street Journal se efekti ishte "shumë i rrallë" dhe ai priste që situata të kthehej në normalitet në qershor. Megjithatë, një ekonomist u shpreh për Financial Times se Suedia mund të përjetojë një rritje të ngjashme të inflacionit kur Bruce Springsteen të ketë koncert në Gothenburg në qershor.

Marrë nga: The Guardian

Të këshilluara

Einxhel dhe Beniada lënë pas hatërmbetjet

Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani kanë zbuluar së fundmi se janë takuar duke lënë pas hatërmbetjet mes tyre. Në disa postime në Instagram Stories, ish banor...

16:18

Shtyhet data e publikimit të Avatar 3

Të martën, media të shumta raportuan se Disney vonoi datat e publikimit për filmin e tretë të Avatarit dhe vazhdimin e ardhshëm Avengers: The Kang Dinasty me nj...

16:01

The Weeknd ende i dashuruar me Bella Hadid

The Weeknd mund të jetë duke ruajtur një "kujtim " në telefonin e tij nga ish partnerja, Bella Hadid. Fansat janë të bindur se muzikanti është ende i dashuru...

15:32

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI