Flash

Nga Greqia dhe Franca, ekstradohen drejt Shqipërisë dy persona (Emrat)

Lapsi.al 15 June 2023
Nga Greqia dhe Franca, ekstradohen drejt Shqipërisë dy persona (Emrat)

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar drejt Shqipërisë, njëri i akuzuar për vrasje e tjetri për drogë. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për 44 vjeçarin Jorgo Leku alias Olsi Leka alias Giorgio Lekou i cili është ekstraduar nga Greqia pasi akuzohet për ekzekutimin e dy shtetasve (babë e bir) në Elbasan, vepër të cilën e ka kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

44-vjeçari është arrestuar nga policia greke pas urdhër arrestit nga Interpol Tirana. Mdaj tij, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë me burg “Arrest në burg” për disa vepra penale. Në vitin 2012, 44-vjeçari në bashkëpunim me një tjetër person kanë vrarë me armë zjarri babë e bir Gentian dhe Nezir Beqiraj.

Ndërsa 43-vjeçari Redi Dizdari u ekstradua nga Franca, pasi është dënuar me 5 vite burgim për shpërndarje droge në afërsi të shkollave. Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Francë me qëllim ekstradimin pas urdhër arrestit të lëshuar nga Interpol Tirana pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet e 29 ditë burgim.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI