Flash

Tragjedi në Greqi, rritet numri i viktimave nga fundosja e varkës me emigrantë

Lapsi.al 15 June 2023
Tragjedi në Greqi, rritet numri i viktimave nga fundosja e varkës me

Tragjedia që goditi Greqinë vijon të rritet. Sipas raportimeve të medieve greke të paktën 79 persona kanë vdekur. Po ashtu, më tepër se 104 të tjerë janë shpëtuar pasi një anije e mbushur me emigrantë u fundos.  Në zonë kanë mbërritur ekspertë te kriminalistikës, mjekë ligjorë dhe një ekip i shërbimeve sekrete për të ndihmuar në kërkimet për gjetjen e trafikantëve.

Qeveria greke tha se kjo është një nga tragjeditë më të rënda me emigrantë dhe ka shpallur tre ditë zie. Anija u fundos rreth 80 km në jug-perëndim të Pylos, ndërkohë që autoritetet e rojës bregdetare thanë se ekuipazhi i saj kishte refuzuar ndihmën e ofruar nga ta.

Trupat e viktimave janë dërguar gjatë orëve të para të mëngjesit në portin e Kalamatës. Autoritetet po hetojnë edhe lidhur me numrin total të personave që ndodheshin në bord. Roja bregdetare thotë se anija është fundosur në thellësi mbi 3800-4000 metra.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI