Flash

Vodhën kasafortën në një biznes privat, vihen në pranga dy persona në Tiranë

Lapsi.al 15 June 2023
Vodhën kasafortën në një biznes privat, vihen në pranga

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës dhe bashkëpunëtori i tyre është shpallur në kërkim, pasi kanë vjedhur kasafortën në një biznes privat. Si rezultat i operacionit të koduar "Liqeni", u bë arrestimi i shtetasve Laert Sinaj 19-vjeç dhe Besnik Muçaj, 24-vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. D., 53-vjeç, banues në Tiranë.

Dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 12 qershor 2023, kanë vjedhur në një subjekt privat për tregtimin e pijeve alkoolike, një kasafortë, një aparat celular dhe dy njësi qendrore. Më pas, ata e kanë hedhur kasafortën e vjedhur, në liqenin artificial të Tiranës.

Policia njofton më tej se u sekuestruan në cilësinë e provës materiale kasaforta e vjedhur, aparati celular i vjedhur dhe mjete me të cilat autorët e dyshuar kanë realizuar vjedhjen. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. D., dhe për dokumentimin e plotë të kësaj vjedhje.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI