Flash

Përgjaket aksi Tiranë-Durrës/ Një person humb jetën, dy të plagosur

Lapsi.al 16 June 2023
Përgjaket aksi Tiranë-Durrës/ Një person humb jetën, dy

Mëngjesi i sotëm ka nisur me një aksident të rëndë më aksin Tiranë-Durrës. Mësohet se në rrugën dytësore, automjeti tip “BMW X5”, dyshohet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi V. M., 35 vjeç. Po ashtu, janë dëmtuar shtetasit E. H., 34 vjeç, dhe shtetasi E. C., 32 vjeç.  Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital dhe po mbahen nën mbikëqyrjen e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI