Flash

Albin Kurti takon presidentin kroat: Faktori ndërkombëtar të dënojë sjelljet e Serbisë

Lapsi.al 16 June 2023
Albin Kurti takon presidentin kroat: Faktori ndërkombëtar të

Kryeministri i Kosovës Kurti i ka kërkuar faktorit ndërkombëtar të dënojë sjelljet e Serbisë.

Ai e bëri deklaratën gjatë takimit me presidentin kroat Zoran Miloviç.

Zyra e kryeministrit thekson se gjatë takimit është nënvizuar se Beogradi ka shkelur sovranitetin e integritetin territorial të Kosovës.

“Kryeministri Kurti tha se Serbia ka shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, kur nga brendia e territorit të Kosovës ka rrëmbyer tre policë të Kosovës.

Një sjellje e tillë e Serbisë, që për më tepër vjen në momentin kur depërshkallëzimi i situatës në veri të vendit është synim i përbashkët, duhet të dënohet nga i gjithë faktori ndërkombëtar dhe të bëhet thirrje nga të gjithë që tre policët që po mbahen padrejtësisht në Serbi, duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte” – thuhet në komunikatën e Zyrës së zryeministrit.

SHBA-ja e BE-ja kërkuan lirimin e menjëhershëm të tre policëve të rrëmbyer nga forcat special serbe ndërsa zyrtarët e lartë amerikanë i kanë bërë thirrje Kurtit që të marrë parasysh sugjerimet për uljen e tensioneve në veri të Kosovës, duke paralajmëruar për pasoja.

Të këshilluara

Ndryshime në Policinë e Shtetit

Sektori i Veprave Kundër Korrupsionit shkrihet nëpër rrethe dhe transferohet në Policinë e Shtetit dhe në krye ketij sektori është emëruar Pëllumb Molla. Sakaq,...

16:30

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI