Flash

Kryeministri hungarez: E turpshme sa avash po ecën procesi i integrimit të Shqipërisë

Lapsi.al 16 June 2023
Kryeministri hungarez: E turpshme sa avash po ecën procesi i integrimit

Kryeministri hungarez Viktor Orban është shprehur se “është e papranueshme dhe e turpshme se sa avash po ecën procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian”.

Ndërsa theksoi se “mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE”.

Viktor Orban: “Kam ardhur gjithmonë me dëshirë në Shqipëri, kam qenë të paktën këtu 12 herë. Nuk ekzistojnë vetëm marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve, por një lidhje të thellë, që i ka rrënjët në historinë dhe vuajtjen e përbashkët që kemi pasur si vende. Kemi pasur sistem komunist për 40 vite dhe kjo përvojë e përbashkët nuk harrohet kurrë. Edhe pse kanë kaluar 30 vite vuajtjet nuk harrohen. Vij gjithmonë me shumë dëshirë në Shqipëri. Për fat të keq bota shkon drejt në standardizimi global, kjo duket edhe në politikë, shpresoj se kjo nuk do të na përfshijë të gjithëve. Jam i kënaqur kur takoj dikë që është origjinal dhe autentik.

Sa herë vij këtu, kam edhe freski nga ana mendore të ideve tona politike. Basketbolli dhe futbolli janë edhe temat tona.

Vizita e sotme është në periudhën më të rëndë pasi kemi të bëjmë me një ristabilizim, me një rindarje ekonomike të rëndë që po ndikon në Evropën e sotme, këto janë edhe pikat e dobëta të ekonomisë. Nuk kemi qenë në gjendje të sjellim përmirësime dhe përpjekjet tona kanë pasur pak rezultate.

Çështja e sotme është si mund ta konsiderojmë Ballkanin Perëndimor dhe sidomos anëtarësimin e tyre në Evropë, është problem apo mundësi?

Shqipëri ka kapacitet rritje dhe zhvillimi, nëse Evropa nuk do mbetet pas në këtë zhvillim global rezervat e rritjes janë në Ballkan dhe nuk jam në gjendje të përmend asnjë vend në Evropë që ka rezerva ekonomie dhe politike në rritje.

Ndaj kemi kërkuar që Shqipëria të anëtarësohet në BE. Nëse përforcojmë pjesën e ekonomike dhe të sigurisë në BE, është e papranueshme dhe e turpshme se sa avash po ecën ky proces i zgjerimit të BE.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI