Flash

Modric, nga Arabia vjen oferta prej 200 milionë euro në sezon: vendimi i kroatit

Lapsi.al 16 June 2023
Modric, nga Arabia vjen oferta prej 200 milionë euro në sezon: vendimi

Pas atyre për Cristiano Ronaldon dhe Karim Benzemën, një tjetër ofertë monstruoze ka mbërritur nga Arabia Saudite. Al-Hilal vazhdon të bëjë propozime spektakolare. Klubi arab ka vënë në tavolinë një ofertë prej 200 milionë në sezon për tre vjet kontrate për Luka Modric. Në fakt, arabët janë duke tentuar yjet e mëdhenj të futbollit. Një ofertë e Al-Hilal mbërriti edhe për Neymar, që kërkon të njëjtin "trajtim" si CR7.

Në orët e fundit, për ta bindur kroatin për t'u transferuar në Arabi, Al-Hilal i ka ofruar mesfushorit një kontratë trevjeçare. Vlerë është një çmenduri e vërtetë: 600 milionë euro në total. Në këtë kuptim, nuk ka vonuar fare përgjigja e Topit të Artë 2018. Modric, 33 paraqitje dhe katër gola në sezon, shkon në skadencë me Real Madrid më 30 qershor.

Lexo më tej: I refuzoi Messi, Al Hilal hidhet mbi Neymar: braziliani kërkon pafën e Cristiano Ronaldos

Një ofertë ekstremisht tërheqëse, ajo e Al-Hilal, e refuzuar megjithatë nga 37 vjeçari ballkanas. Modric ka shprehur gatishmërinë e tij për të qëndruar në Madrid, duke rinovuar kështu kontratën me Blancos. Pas 11 vitesh, gjatë të cilave ai fitoi pesë Champions, katër Superkupa Evropiane, pesë Kupa të Botës për Klube, tre kampionate spanjolle, dy Kupa të Spanjës dhe dy Superkupa spanjolle, historia e Luka Modric te Real Madrid është e destinuar të vazhdojë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI