Flash

Nuk morën rrogën për 2 muaj dhe u pushuan/ 70 punonjëse të një fasonerie protestojnë në Fier

Lapsi.al 16 June 2023
Nuk morën rrogën për 2 muaj dhe u pushuan/ 70 punonjëse

Rreth 70 punonjëse të një fasonerie në Fier kanë dalë në protestë pas largimit të tyre nga puna. Ato kanë pohuar se prej më shumë se dy muajsh nuk janë paguar. Më pas ato i kanë larguar nga puna me premtimin se do të rikthehen, gjë që nuk ka ndodhur.

“Pavarësisht përpjekjeve tona të vazhdueshme për të kontaktuar administratorët e fasonerisë, asnjë kontakt nuk kemi pasur me ta“- kanë thënë punonjëset ndërsa theksojnë se zgjidhje nuk kanë gjetur as në zyrën e punës.

Punonjëset e pushuara thonë se duan t'i drejtohen gjykatës. Megjithatë ato pranojnë se nuk kanë mundësi financiare pasi prej muajsh të papaguara jetojmë në kushte mbijetese. Ato kanë kërkuar ndihmën e shtetit për zgjidhjen e kësaj situate.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI