Flash

Prezantim misterioz në Selman Stërmasi: Latifi vishet bardheblu, ja kushtet e kontratës

Lapsi.al 16 June 2023
Prezantim misterioz në Selman Stërmasi: Latifi vishet bardheblu, ja
Liridon Latifi është lojtari i ri i Tiranës. Bardheblutë kanë prezantuar pak minuta më parë sulmuesin e tyre të ri. Një lojtar që do të kompletojë tashmë një ofensivë të rëndësishme për Orges Shehin. Pas blerjes së Kaina Nunes dhe me Kristal Abazajn e Florent Hasanin në organikë, Latifi do të formojë një tridhëmbësh të frikshëm. Latifi kishte refuzuar në fakt propozimin e parë prej 8 mijë euro në muaj. Lojtari priste një përgjigje nga Vllaznia, që në fakt nuk erdhi. Klubi kuqeblu luajti me ulje, duke i ofruar rinovimin me kushte të pranueshme për performancën e vitit të fundit. Sipas asaj që u mësua nga burime brenda klubit, lojtari përmes menaxherit të tij, që është i ati, kërkoi 130 000 euro në vit. Praktikisht 11 në muaj. Oferta e bërë nga shkodranët ishte 6300 euro në muaj e në këtë pikë divorci ishte i pashmangshëm. Lexo më tej:Blindohet porta, mbërrin goleadori: Tirana bën goditjet e forta, prezantohet Selmani e Nunes Tirana gjithësesi nuk shkoi me rritje përtej 8 mijë eurove të ofruara fillimisht. E lojtari, duke parë të rrëzohej pista shkodrane, pranoi kushtet e kryeqytetasve. Pas dy vitesh në Shkodër, sezoni i fundit nuk ishte fare entuziast për sulmuesin, me lojtarin shpesh viktimë e dëmtimeve. E kështu pas vetëm 23 ndeshjesh në të gjitha kompeticionit, Latifi e mbylli me 3 gola e 1 asist. Shifra aspak optimiste për për një lojtar paga e të cilit rëndon më shumë se e gjithë të tjerëve në arkat e klubit.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI