Flash

Rama i hap rrugë kultivimit të kanabisit për përdorim mjekësor

Lapsi.al 16 June 2023
Rama i hap rrugë kultivimit të kanabisit për përdorim

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu tha në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së këshillit të ministrave se në këtë mbledhje qeveria ka miratuar projektiligjin për kultivimin e kanabisit për përdorim mjekësor.

Ajo tha se qeveria e mori këtë vendim pas këshillimit kombëtar ku 61 e qytetarëve u shprehën pro, ndërsa theksoi se do të ngrihet edhe Agjencia kombëtare për kontrollin e kanabisit.

“Ka miratuar projektligjin për kanabisin, për qëllime mjekësore dhe industriale. Nga këshillimi kombëtar ku 61% e qytetarëve u shprehën pro, ka filluar puna nga disa ministri. Ky projektligj përcakton kuadrin rregullator për mënyrën pse si do iniciohet procesi. Qëllimi është rregullimi dhe granatimi i procesit të kontrollit dhe mbikëqyrjes së prodhimin, përpunimit” u shpreh Manastirliu.

Pak kohë më parë, duke folur për këtë projektligj, kryeministri Rama la të kuptohet se qeveria e tij do të legalizojë edhe përdorimin e kanabisit për konsum vetjak.

“Ju kujtoj që për legalizimin e kanabisit mjekësor e kemi konsultuar me shqiptarët dhe në këshillimin kombëtar kanë marrë pjesë gati gjysmë milionë shqiptarë që kanë thënë po, do bëhet. Në këshillimin e ardhshëm do i pyesim edhe nese doni të legalizohet dhe përdorimi rekreativ i kanabisit apo jo, do i pyesim, pra për përdorimin personal.

Apo do vijojë të jetë krim që dënohet dhe që çon fatkeqësisht shumë të rinj në burg. Nëse do thonë po do e bëjmë edhe atë, se kemi një dilemë për këtë gjë. Po të më pyesni mua tani, e po t’u hap mendjen e zemrën do shikoni që jam i dyzuar në këtë pikë. Dhe në diskutimet e brendshme ka pro e kundër, ndaj është këshillimi kombëtar”, tha Rama.

https://lapsi.al/2022/07/01/rama-sinjalizon-legalizimin-e-kanabisit-per-perdorim-personal-video/

 

Të këshilluara

Safet Gjici jep dorëheqjen: Ishte kurth

Kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici ka reaguar pas publikimit të videos seksuale në zyrën e tij. Gjici i kërkon ndjesë çdokujt që ka parë atë material dhe ka dh...

14:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI