Flash

Aksident në Përmet, makina përplaset me mjetet e tjera në parkim

Lapsi.al 17 June 2023
Aksident në Përmet, makina përplaset me mjetet e tjera në

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Përmet me dëme materiale. Automjeti  me drejtues Fatjon Lahe, ka goditur tre automjete që kanë qenë të parkuara anës rrugës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore të qytetit të Përmetit dhe për fat nuk kishte këmbësore në momentin e ngjarjes. I riu nga  përmeti  duke drejtuar makinën me shpejtësi ka përfunduar tek autoveturat qe ishin parkuar.

Ndaj të riut Fatjon Lahe policia do të procedojë penalisht për dëmtim prone dhe shkelje të rëndë të rregullave të qarkullimit rrugor e gjobë 50 mijë lekë të rinj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI