Flash

Si po e pastrojnë mediat pranë qeverisë atë që bëri Safet Gjici

Lapsi.al 17 June 2023
Si po e pastrojnë mediat pranë qeverisë atë që

Pasi u shpërnda me shpejtësi marramendëse, video e Safet Gjicit shkaktoi reagime pa fund në rrjetet sociale. Disa u neveritën nga pamjet, të tjerë u revoltuan për atë që ndodh në zyrat e shtetit. Pati nga ata që ndjenë keqardhje për traumën familjare që pason raste të tilla, e ca të tjerë u intriguan nga pamjet e denja për një film me pullë të kuqe.

Vetëm ata, mediat pranë qeverisë u angazhuan në mision; të pastrojnë atë ç'ka lëshoi kryebashkiaku mbi tryezën e punës.

Në fakt, vetë Safet Gjici foli për një kurth që i ishte ngritur nga kundërshtarët politikë.

"Unë rash pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje" shkruajti Gjici, duke pranuar se me vajzën ishte në një marrëdhënie intime.

Por fill pas dorëheqjes nisën të qarkullojnë teoritë konspirative për prapaskenat e ngjarjes. Skandalin po e përshkruajnë si një komplot, ku përfshihen 1) opozita, 2) bandat kriminale dhe 3) shërbimet sekrete. Fokusi përqëndrohet tek vajza që shihet në video. Raportimet e përshkrajnë atë herë si një Mata Hari shqiptare, e herës si një femër të përdorur nga krimi, në kufijtë e çmendurisë.

Lexo edhe: Videoskandali gojor / Safet Gjici, hamshori që s’bëri dot PERPARA

Lexo edhe: Safet Gjici, një nga të rënët e organizatës

Lexo edhe: Çfarë u premtoi Rama kuksianëve kur kandidoi Safet Gjicin

Një pjesë shkruan se në të shkuarën vajza ka marrë pjesë në një investigim të rrezikshëm gazetaresk në Top Channel, por ishte prezantuar më parë si agjente e Shërbimit Informativ Shtetëror. Një teori tjetër që qarkullon është se ajo përdoret nga grupe kriminale për gjoba dhe shantazhe ndaj politikanëve dhe biznesmenëve. Komploti vuloset me fotot e takimit me Sali Berishën dhe keqpërdorimit për arsye politike, si e infiltruar e opozitës.

Të gjitha këto teori, kanë një të përbashkët. Ato synojnë të krijojnë perceptimin se Safet Gjici ishte viktimë. Në vend se të shihet si kryebashkiaku që përdhos zyrën e bashkisë, kur lexon këto shkrime ai duket si një njeri që ra pre e grupimit banda-opozita-agjentura.

Të njëjtin qëndrim, socialistët e mbajtën edhe në rastin e Shukri Xhelilit, kryebashkiaku që u filmua në një video-skandal në Dibër. Edhe pse, në rrethana shumë më rënduese se Gjici, pasi Shukri Xhelili premtoi nj] vend pune në këmbim të seksit, socialistët atëherë folën për një skenar të përgatitur kundër tij.

Mesazhi është i qartë. Qytetarët nuk duhen lënë të reflektojnë se në ç'derexhe kanë degraduar të zgjedhurit e tyre pas një dekade në pushtet, por duhen shpërqëndruar me teori konspirative.

Prokurorët e SPAK kanë nisur hetimin për çështjen në fjalë. Nuk dihet se çfarë do të zbulohet për prapaskenat e videos. E sigurtë është ajo që vetë Gjici shkruajti në tekstin e dorëheqjes, kur pranoi se nuk kishte asnjë justifikim dhe se besimi i qytetarëve që e kishin votuar, ishte tradhtuar./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI