Flash

Aksident me 3 të vdekur në Maqedoni, viktimat të afërm të Behgjet Pacollit

Lapsi.al 18 June 2023
Aksident me 3 të vdekur në Maqedoni, viktimat të afërm

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e tre personave, ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Maqedoninë e Veriut. Sipas mediave të Kosovës tre viktimat janë afërmit e kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacollit.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se fillimisht në veturë kanë qenë katër persona, por njëri prej tyre ka arritur që të dal ndërsa tre të tjerët kanë rënë në lumin Lepenc në Maqedoninë e Veriut.

Pacolli njoftoi përmes rrjetit social Facebook se në kētë tragjedi kanë vdekur Naim, Merita dhe Ermal Pacolli.

Postimi i plotë:

E përjetoi me dhimbje. ??? tragjedinë e familjes Pacolli, këtë mbrëmje në Maqedoni ku Naim, Merita dhe Ermal Pacolli, humben jetë. Zoti i mëshiroftë të ndjeret e Shkëlqimit i uroi shërim të shpejtë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI