Flash

Zbulohet biznesi i vajzës në videoskandalin me Safet Gjicin, SPAK hetime për përfitime tenderash

Lapsi.al 18 June 2023
Zbulohet biznesi i vajzës në videoskandalin me Safet Gjicin, SPAK

Prokuroria e Posaçme po heton edhe aktivitetin e biznesit të gruas që shfaqet në një video duke kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin, në zyrën e tij të punës në Bashkinë e Kukësit, pak ditë pasi ai ishte rikonfirmuar në detyrë nga zgjedhjet e 14 majit.

Nga të dhënat në qendrën Kombëtare të Biznesit gruaja në fjalë në vitin 2021 ka themeluar një kompania me qendër në Tiranë, e cila ka si objekt “shërbime konsulence dhe shërbime menaxheriale për biznese të treta”.

SPAK pritet të sekuestrojë dosjet në Bashkinë e Kukësit gjatë kohës që institucioni është drejtuar nga Safet Gjici për të parë nëse gruaja në fjalë ka marrë ndonjë tender apo projekt në emër të kompanisë së saj apo personave të tretë, çka nënkupton se po hetohen edhe kontratat e fituesve te tenderave me kompanitë nënkontraktore.

Lexo më tej: Si po e pastrojnë mediat pranë qeverisë atë që bëri Safet Gjici 

Menjëherë pas publikimit të videos Prokuroria e Posaçme nisi hetimin ish kryebashkiakun Gjici për akuzën e shpërdorimit të detyrës, për shkak se ai shfaqet në video duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij të punës me një grua tashmë të identifikuar.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI