Flash

Zgjedhjet në PD-në e vulës/ Kritikët e kryesisë dublohen në qarqe

Lapsi.al 18 June 2023
Zgjedhjet në PD-në e vulës/ Kritikët e kryesisë

Kryesia e Partisë Demokratike (së vulës) nuk ndalet nga nxitimi për të zgjedhur kryetarin. Ajo ka miratuar grupet e punës për të evidentuar anëtarësinë, në kuadër të zgjedhjeve për kryetar që do të mbahen me 29 korrik.

Në njoftimin e PD-së (së vulës) thuhet se Kryesia e mbledhur në datën 15 qershor ka vendosur që grupi i punës në nivel qarku të përbëhet nga anëtarësia e Kryesisë së PD, deputetët e qarkut, anëtarët e këshillit bashkiak të zgjedhur të PD.

Gjithashtu çdo anëtar i grupit asiston me përgjegjshmëri degët ku bën pjesë në përmbushje me sukses të procesit të evidentimit të anëtarësisë. Në listën e bërë publike shihet se deputetët që votuan kundër zgjedhjeve të 29 korrikut janë deleguar nëpër degë.

Por në çdo degë është vendosur edhe një deputet ose anëtar Kryesie që votoi pro mbajtjes së këtyre zgjedhjeve. Në Elbasan bëhet fjalë për deputetin Gazment Bardhi, Dashnor Sula dhe Lefter Gështenja. Kujtojmë se këta të fundit votuan kundër mbajtjes së zgjedhjeve më 29 korrik. Por gjithashtu emri që spikat në këtë qark është edhe i Flutura Açkës që ishte pro zgjedhjeve të shpejta për kryetarin. /LAPSI.al

Rikthimi i Bashës, Kryesia e PD-së cakton grupet e punës për

Rikthimi i Bashës, Kryesia e PD-së cakton grupet e punës për

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI