Flash

Artan Hoxha tregon kush e publikoi videon që "fundosi" Safet Gjicin

Lapsi.al 19 June 2023
Artan Hoxha tregon kush e publikoi videon që "fundosi" Safet

Gazetari Artan Hoxha tha në studion e emisionit “Opinion” se videoja e ish- kryebashkiakut të Kukësit është filmuar nga vetë vajza që shfaqet në video.

Hoxha tha se vajza ka hyrë në zyrë pa celular, por me një çantë në të cilën me sa duket ka futur një pajisje regjistruese.

Hoxha: Ajo që përbën interes publik është 13 minuta e 40 sekonda.

Fevziu: Video është bërë nga vajza?

Po, vajza e ka filmuar takimin. Mban mend para disa vitesh qe bëhej lufta e videoeve të politikanëve? Vetë i kanë filmuar. Aq më shumë që në zyrën e bashkisë së Kukësit stafi ishte shumë diskret dhe nuk lejonte askënd të hynte me çanta.

Vajza për të qenë e besueshme celularet i ka lënë në makinë. Unë dyshoj që ishte një termus sepse shikoj vajzën që herë pas here shkonte tek çanta dhe herë pas here merrte letra të lagura, madje ai në një moment në video i thotë: Ku shkon me këtë çantë në zyrën e kryetarit të bashkisë?

Fevziu: Vajza ka shkuar vetë apo është dërguar? Hoxha: Nëse kjo do ishte një çështje mes dy qytetarëve nuk ka asnjë lloj interesi. Por ajo që përbën interes është një zyrtar, është zyra e shtetit dhe flitet për një tender. Unë besoj që ajo video ka rrjedhur. Unë e kam patur prej kohësh videon, por po verifikoja a është kryer afera korruptive.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI