Flash

Emër për emër/ Ku do shkojnë deputetët që tradhëtuan dhe vulën

Lapsi.al 19 June 2023
Emër për emër/ Ku do shkojnë deputetët që
Një grup deputetësh të PD së vulës  po e bojkotojnë porocesin që do të rikthejë me urgjencë Lulzim Bashën në krye të këtij fraksioni. Disa mbështetës ta Berdhit dhe të tjerë të distancuar nga të gjitja krahët pritet të bojkotojnë mbledhjen e Këshillit Kombëtat të vulëmbajtësve, duke kundërshtuar çdo lloj procesi në kundërshtim me rregulloret e brendëshme. Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, tha në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar se kryesia e PD po shkel statutin duke cënuar legjitimitetin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar. Ai u shpreh se nisur nga kjo që po ndodh në kryesinë e PD, 17 anëtarë të grupit parlamentar të PD refuzojnë të marrin pjesë në mbledhjen e nesërme të Këshillit Kombëtar.

“Vendimet e kryesisë së PD tregojnë nxitim, pasiguri dhe shkelje të statutit që nuk e zgjidhin situatën e PD. Si sekretar i përgjithshëm kam detyrimin t’i nënshtrohem shumicës në kryesi dhe tregova vullnet të plotë në zbatimin e vendimeve. Por kemi detyrë të denoncojmë çdo shkelje të statutit. Këmbëngulja për të zbatuar rregulla s’i shërbejnë askujt, as atyre demokratëve që mendojnë se nxitimi për të zgjedhur një kryetar do shpëtonte PD. Si sekretar i kam ngritur këto çështje prej ditësh. Pas kërkesës sime të vazhdueshme dhe refuzimit, të enjten u deklarua mbledhja e Këshillit Kombëtar, në datë 20, që e mirëpritëm. Pasi u njoha dje me vendimin, jam këtu të them se vendimi bie ndesh me statutin e PD; vendimi i kryesisë ia heq kompetencat Sekretarit të Përgjithshëm duke ia kaluar zyrtarëve që s’kanë asnjë përgjegjësi për Këshillin Kombëtar. Nisur nga kjo, 17 anëtarë të grupit të PD vendosën mospjesëmarrjen në mbledhjen e këshillit të PD nesër”, tha Bardhi.

Deri më tani si mbështetës të Bashës kanë mbetur 8-9 deputetë të dalë nga zgjedhjet e 2021. Por pyetja që shtrohet është se ku do të shkojnë 17 të tjerët, që nuk e pranojnë as një PD me Berishën në krye. Kjo dilemë bëhet më e fortë në momentin që Basha nuk duket se do tërhiqet nga kryesimi i një opozite mikroslopike, por që ka mbështetjen e pushtetit për ti njohur vulën dhe që ka mjaftueshëm kartona jeshilë sa për të ndryshuar kushtetutën dhe kodin zgjedhor me Ramën. Kjo lëvizje e fundit mund të shënojë ndarjen përfundimtare të PD dhe njëkohësisht të përmbyllë karierën politike të atyre të zgjedhurve që s'do të gjejnë vend as te PD me vulë, as te ajo që ka vota. Këta deputetë "asnjëanës" që kanë deklaruar se nuk do marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar janë si mëposhtë:

1. Gazment Bardhi 2. Jorida Tabaku; 3. Dhurata Çupi; 4. Saimir Korreshi; 5. Lefter Geshtenja; 6. Zheni Gjergji; 7. Qani Xhafa; 8. Helidon Bushati; 9. Orjela Nebiaj; 10. Ramadan Likaj; 11. Xhelal Mziut; 12. Flamur Hoxha; 13. Bledion Nallbati; 14. Agron Gjekmarkaj; 15. Ferdinand Xhaferaj; 16. Andia Ulliri; 17. Ilda Dhori.
 

Të këshilluara

Me top, kundër “topave” të Safetit

Skandali në Bashkinë e Kukësit, më shumë se kujdo tjetër, i ka mbetur në fyt kryeministrit Edi Rama. Në një kohë kur lideri global gjendej në kulmin e aktivitet...

15:14

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI