Flash

Denoncimi i rrallë në prokurori/ Para 4 vitesh linda binjakë, por më dhanë vetëm një

Lapsi.al 19 June 2023
Denoncimi i rrallë në prokurori/ Para 4 vitesh linda binjakë, por

Prokuroria e Tiranës vendosi mos-fillimin e hetimeve mbi denoncimin e një gruaje e cila pretendoi se kishte sjellë në jetë binjakë, por në krahë i dhanë vetëm vajzën. Enkela Hodo u paraqit në polici 4 vjet pasi u bë nënë, dhe duke u bazuar në kujtesën e saj kërkoi hetime bazuar në kujtesë sepse sipas saj ajo kishte dëgjuar edhe të qarat e një foshnje tjetër.

Prokurori i çështjes thotë se qëndrimi i nënës është i pambështetur në një akt mjekësor ndaj dhe çështja mbyllet. 44-vjeçarja e ka kundërshtuar këtë vendim këtu në gjykatën penale dhe beson se ka vend për hetime dhe se trupa gjyqësore duhet të urdhërojë akuzën për të kryer veprime shtesë.

Por në fashikull rezulton se akuza ka marrë në pyetje edhe bashkëshortin e denoncueses, i cili sqaron se mbasi kishin bërë eko në 2019, ata nuk ishin sqaruar se sa fëmijë po prisnin. “Gjashtë muajt e fundit ime shoqe këmbëngul se ajo kishte binjakë”, dëshmon burri. Prokuroria replikon duke u shprehur se kur nëna doli nga spitali gjinekologjik, asaj ju dha fletë-dalja dhe aty nuk ka pasur asnjë pretendim.

Prokuroria thuhet më tej në vendim është një strukturë që kryen hetimet mbi fakte të ndodhura dhe jo mbi fakte të dyshuara se kanë ndodhur. Për këtë çështje është hedhur shorti dhe i ka rënë gjyqtares Ardiana Bera, e cila mbasi do ta shqyrtojë do shprehet nëse ka vend për hetime të mëtejshme, apo nëse çështja duhet mbyllur. /TCH

Të këshilluara

Serbia merr urdhra nga Rusia për Kosovën!

Qeveria serbe duket se po këshillohet hap pas hapi me Rusinë për situatën në Kosovë dhe rrëmbimin e tre policëve në veri. Takimet ndërmjet përfaqësuesve të l...

20:03

Merr flakë një shtëpi në Pogradec

Një banesë në Pogradec është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në në fshatin Gështenjas në pronësi të shtetases Yrfete Elmasllari, ku si...

19:11

Mallakastër, makina merr flakë në ecje

Shpërthen në flakë gjatë ecjes një mjet në aksin në Behaj të Mallakastrës, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Makina “Benz” me targa AA615RX ka marrë flake ...

19:00

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI