Flash

Publikohet trailer i sezonit të dytë të Squid Game

Lapsi.al 19 June 2023
Publikohet trailer i sezonit të dytë të Squid Game

Netflix ka zbuluar ‘trailer’-in për “Squid Game 2”, i cili sjell personazhe të rinj që i janë bashkuar kastit të mëparshëm.

‘Trailer’-i i shkurtër tregon pak nga ajo që pritet të ndodhë këtë sezon, përfshirë lojërat vdekjeprurëse nga sezoni i kaluar: “Red Light, Green Light” dhe “Glass Bridge Race”. Seong, i luajtur nga ikona koreane, Lee Jung-jae, që do të kthehet në krye të sezonit të dytë.

Katër aktorë të rinj shfaqen duke qëndruar pezull mbi butonin që lejon lojtarët të votojnë për vazhdimin e lojërave.

"Squid Game" është shfaqja më e shikuar e Netflix dhe grumbulloi një rekord prej 1.65 miliardë orësh shikimi në vetëm 28 ditë, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm, “Bridgerton”.

Ky serial po ashtu mori 14 nominime për “Emmy” në Primetime dhe u bë shfaqja e parë në gjuhë të huaj që u nominua.

Akoma nuk ka një datë të saktë se kur do të jetë premiera e “Squid Game 2”.

 

https://www.youtube.com/watch?v=0N-VcJEn2hY

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI