Flash

Sergio Rico, portieri i PSG që u rrëzua nga kali, doli nga koma. Bashkëshortja: "Po shohim dritën"

Lapsi.al 19 June 2023
Sergio Rico, portieri i PSG që u rrëzua nga kali, doli nga koma.

Pas ditësh ankthi, më në fund vjen një lajm i mirë nga Spanja për gjendjen e Sergio Rico. Portieri i PSG është shtruar në spitalin e Seviljes që prej 28 majit. Ai u rrëzua nga kali dhe më pas u shkel prej tij gjatë një pelegrinazhi. E më në fund, portieri fatkeq i PSG-së ka dalë nga koma. Sipas lajmeve që vijnë, Rico është i vetëdijshëm dhe madje ka nisur të komunikojë me familjarët me gjeste. E teksa dilte nga spitali, bashkëshortja e tij Alba Silva konfirmoi lajmin e mirë për gazetarët e pranishëm: "Jemi ende aty, po bëjmë hapa të vegjël përpara dhe po fillojmë të shohim dritën. Dalëngadalë, duhet të kemi shumë durim”.

Lexo më tej: Sergio Rico ra nga kali dhe është rëndë, mesazhi prekës i së shoqes: “Mos më lër vetëm, nuk jetoj pa ty”

Bashkshortja e Sergio Rico falënderoi të gjithë mjekët dhe infermierët që po trajtojnë portierin: “Duhet të falënderoj spitalin dhe personelin shëndetësor që po sillen në mënyrë të pabesueshme. Jo vetëm me Sergion, por me të gjithë pacientët. E, me të vërtetë, falë atyre falë Zotit, e të gjithë atyre që na kanë dërguar shumë forcë, po ecim përpara. Jam më shumë se e bindur”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI