Flash

Sulmi ndaj gazetarëve në Veri të Kosovës/ Shkon në dy numri i serbëve të arrestuar

Lapsi.al 19 June 2023
Sulmi ndaj gazetarëve në Veri të Kosovës/ Shkon në dy

Policia e Kosovës më herët raportoi që është arrestuar një person për sulm ndaj kameramanit të RTK-së. Këtë rast e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, përmes një njoftimi, duke dhënë detaje tjera.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është serb, me inicialet U.V.

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit është arrestuar i dyshuari i radhës mashkull serb U.V., me vendbanim në një fshat të komunës së Leposaviqit, i dyshuar për përfshirje në një rast sulm ndaj mediave/gazetarëve”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjerash, Policia thotë se ka pasur dëshmi që i dyshuari është “përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023”.

“Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.”

Të këshilluara

Java nis me diell dhe temperatura të larta

Moti i kthjellët dhe temperatura të larta do të dominojnë të gjithë territorin gjatë orëve të paradites por pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalime vranësirash...

07:41

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI