Flash

Udhëtim i stërzgjatur me tranzit Oslon: kuqezinjtë ‘shkelin’ në Ishujt Faroe, në kërkim të fitores

Lapsi.al 19 June 2023
Udhëtim i stërzgjatur me tranzit Oslon: kuqezinjtë

Entuziazëm për fitoren, por kujdes për të mos kaluar në eufori. Shqipëria mbërrin në Ishujt Faroe, për ndeshjen e tretë të kualifikueseve për Euro 2024. Kombëtarja shqiptare, në fakt, ka bërë një udhëtim të stërzgjatur për në destinacion, me tranzit në Oslo. Kjo është edhe arsyeja përse kanë udhëtuar që të dielën drejt Ishujve Faroe. Duke qenë se në 20 qershor do të luhet ndeshja, FSHF dhe Sylvinho kanë dashur ti japin sa më shumë kohë lojtarëve të qetësohen.

Departamenti i Komunikimit bën me dije se me skuadrën kanë udhëtuar në transfertë 24 lojtarë, teksa mungojnë portieri Simon Simoni dhe mbrojtësi Adrian Bajrami. Dy lojtarët nuk janë përfshirë në listën finale për ndeshjet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Me të mbërritur në Torshavn në orët e pasdites Kombëtarja ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore. Kuqezinjtë kanë punuar në aneksin e stadiumit të ndeshjes, që ka shërbyer më shumë si një shkrythje për lojtarët pas një udhëtimi të gjatë.

Lexo më tej: Video/ Asani e Bajrami shembin murin moldav: fitorja e parë në pankinë, Sylvinho arrin Poloninë

Të gjithë lojtarët në dispozicion janë në formë të mirë fizike. Sigurisht këtu shtohet edhe atmosfera shumë e mirë pas fitores së rëndësishme të së shtunës. Shqipëria u imponua 2-0 ndaj Moldavisë në stadiumin “Air Albania” dhe tani kërkon fitoren e dytë radhazi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI