Flash

Xhaçka harron përplasjen me Yuri Kim: Një mike po largohet

Lapsi.al 19 June 2023
Xhaçka harron përplasjen me Yuri Kim: Një mike po largohet

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ka pritur sot në zyrë ambasadoren në largim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

“Mikprita sot ambasadoren Yuri Kim në vizitën e saj të fundit si ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Është e trishtueshme të shohësh një mike të mirë të largohet. Kemi punuar shumë së bashku për avancimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona dhe i jemi mirënjohës Yurit që me zemër ka punuar për interesin më të mirë të Shqipërisë.

I urova gjithë të mirat në misionin e saj të ri e të rëndësishëm. E sigurtë që rrugët tona do të kryqëzohen sërish në të ardhmen”, - shkroi Xhaçka në një postim që është shpërndarë edhe nga faqja e Ambasadës amerikane në Tiranë.

Por vetëm pak kohë më parë ishte pikërisht ministria e jashtme që në kulmin e përplasjeve me ambasadoren amerikane për shkak të garës për kreun e ri të SPAK njoftonte në dhjetor të vitit të kaluar se Yuri Kim i kishte mbaruar mandati dhe se ajo po largohej.

“Në përgjigje të interesimeve të medias gjatë gjithë ditës dhe për të shmangur çdo spekulim mbi ‘heshtjen’ e MEPJ, konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht, ndërkohë që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk na mundëson të bëjmë komente”, - shkruante në atë kohë Ministria e Jashtme.

Vetë ambasadorja e SHBA u se do të qëndronte “edhe ca më gjatë në Shqipëri”.  Zëvendësi i ambasadores Kim do të jetë, David Kostelanick. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Serbia merr urdhra nga Rusia për Kosovën!

Qeveria serbe duket se po këshillohet hap pas hapi me Rusinë për situatën në Kosovë dhe rrëmbimin e tre policëve në veri. Takimet ndërmjet përfaqësuesve të l...

20:03

Merr flakë një shtëpi në Pogradec

Një banesë në Pogradec është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në në fshatin Gështenjas në pronësi të shtetases Yrfete Elmasllari, ku si...

19:11

Mallakastër, makina merr flakë në ecje

Shpërthen në flakë gjatë ecjes një mjet në aksin në Behaj të Mallakastrës, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Makina “Benz” me targa AA615RX ka marrë flake ...

19:00

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI