Flash

Bisedime për anëtarësimin në BE, Ukraina raportohet se ka përmbushur disa kushte

Lapsi.al 20 June 2023
Bisedime për anëtarësimin në BE, Ukraina raportohet se ka

Në raportin e Bashkimit Evropian, që pritet të publikohet këtë javë, thuhet se Ukraina ka përmbushur dy nga shtatë kushtet për të nisur negociatat e anëtarësimit, thanë për Reuters dy burime në BE.

Komisioni Evropian, do të theksojë në raport përparimin e arritur pavarësisht pushtimit të nisur nga Rusia. Sipas zyrtarëve, këto kritere lidhen me reformat gjyqësore dhe ligjin për mediat.

“Ka përparim. Raporti do të jetë mesatarisht pozitiv. Nuk ka të bëjë me zbukurim të realitetit, por me njohjen e përparimit. Për shembull, ka pasur raste të mëdha kundër korrupsionit.”, tha një zyrtar.

BE-ja vitin e kaluar i dha Ukrainës statusin e vendit kandidat, vetëm katër muaj pasi Rusia nisi luftën ndaj Kievit, që po përpiqet të integrohet me perëndimin.

Të këshilluara

Kievi zmbraps një sulm ‘masiv’ me dronë

Mbrojtja ajrore në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ka zmbrapsur një sulm “masiv” rus me dronë gjatë natës. Guvernatori rajonal i Kievit tha se ushtria ukrainase ka ...

08:07

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI