Flash

Drejtori i policisë: Muxhahedinët tentuan të djegin kompjuterat!

Lapsi.al 20 June 2023
Drejtori i policisë: Muxhahedinët tentuan të djegin kompjuterat!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku shpjegoi lëvizjet e policisë në kampin "Ashraf 3", që çuan në përplasjet e ashpra me anëtarët e opozitës iraniane.

Rrumbullaku tha se fillimisht u mor aprovimi nga 6 drejtuesit e kampit, dhe pas 2 orësh kontrolle, në momentin që janë konstatuar parregullsi, ka nisur rezistenca e organizuar nga anëtarët e kampit. Sipas tij, muxhahedinët sapo panë se policia do t'u sekuestronte serverat e kompjuterave tentuan t'i digjnin ato dhe këtu lindi përplasja me policinë.

“Në orën 8 të mëngjesit, së bashku me disa drejtues të nivelit të lartë kemi thirrur në takim 6 drejtuesit e kampit MEK. Gjatë një ore kemi sqaruar detajet për vendimin e gjykatëse, qëllimin për të cilin motivohej kontrolli. Kemi gjetur mirëkuptimin e tyre në momentet e para, ku pas takimit zyrtar jemi adresuar në hyrje të kampit, ku kemi kërkuar hapjen e portave. Bashkë me drejtuesit jemi futur në ambientet e të gjithë territorit. Pas këtij momenti ka nis kontrolli në ambiente, ku për rreth 2 orë të kontrollit, pasi nga ana jonë u konstatua paligjshmëri në raport me kërkesat e vendimit të gjykatës sa i takon evidentimit të sallave të serverëve dhe pajisjeve kompjuterike, nisi rezistenca e organizuar e kampit MEK.

I vetmi mjet për realizimin e qëllimit të gjykatës kanë qenë sprajtët individualë të efektivëve të policisë së shtetit. Nga gjithë kjo përballje policia mbeti viktimë e dhunës së tyre, dhe jo rezidentët.

Nga ana jonë është përdorur vetëm spraji që nuk ka sjellë asnjë pasojë te rezidentët. Kemi të dëmtuar 15 punonjës policie. Janë dëmtuar 21 shtetas, ku 15 prej tyre kanë lënë qendrat spitalore dhe janë rikthyer në vendbanimin e tyre.

Veprimet e policisë kanë qenë totalisht të ligjshme, pa kaluar asnjë limit. Në tërësinë e veprimeve të kryera nga policia, janë sekuestruar 96 njësi kompjuterike, 49 laptopë, 3 karta memorie dhe materiale të bollshme që u tentua të asgjësoheshin me djegie nga anëtarët e MEK. Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për kundërshtimin me dhunë të kontrollit të policisë së shtetit. Në qendrën e emergjencës së tyre ndodhej banori që ka ndërruar jetë”, u shpreh ai.

Të këshilluara

Andrew Tate nuk i shpëton dot ligjit

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale Andrew Tate është akuzuar në Rumani për përdhunim, trafikim njerëzor dhe formim të një grupi krimi të organizuar për të s...

14:30

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI