Flash

Protesta e studentëve të mjekësisë: Akti i qeverisë i padrejtë

Lapsi.al 20 June 2023
Protesta e studentëve të mjekësisë: Akti i qeverisë i

Studentët e mjekësisë janë paraqitur ashtu siç e kishin lajmëruar para rektoratit të UMT-së. Ata refuzojnë punësimin me detyrim.

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë dalë para Universitetit dtën e sotme me pankarta ku kundërshtojnë këtë vendim si edhe penalizimet financiare që vijnë me të.

Një nga studentët deklaron se ky akt është i padrejtë dhe se qeveria në vend që të krijojë ligje për të ndaluar mjekët të largohen jashtë vendit.

“Ne jemi të bashkuar sot për qëllimin tonë të përbashkët për refuzimit të kësaj nisme. Ne jemi të vetëdijshëm për largimin e mjekëve por nuk pranojnë detyrimin si zgjidhje. Aktin e konsiderojmë të padrejtë. Detyrimi i mjekëve për të ndenjur në Shqipëri, është shkelje e demokracisë. Ata na thanë që shtetit i duhet të shpenzojë 5 mijë euro për studentët, që nuk është fare e vërtetë pasi fakultetet kanë shumë probleme. Ne këtë nuk e pranojmë këtë as tani, as në sezon kur studentët të mos jenë këtu. Kur përballeni me fenomenin, pyesni veten se pse po ikin. Ne duam përmirësime konkrete. Përmirësoni kushtet dhe mjekët do të rrinë. Mjeku do duhet ftuar jo detyruar.”- shprehet një studente e mjekësisë.

Të këshilluara

Mot i kthjellët dhe temperatura të ngrohta

Si pasojë e masave ajrore me origjinë afrikane, territori shqiptar, paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta. Orët e pasdites sjel...

07:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI