Flash

Zhduket në oqean nëndetësja me turistë për të parë rrënojat e Titanikut

Lapsi.al 20 June 2023
Zhduket në oqean nëndetësja me turistë për të

Ekipe të shumta shpëtimi janë duke kërkuar në Oqeanin Atlantik pas zhdukjes së papritur të një nëndetëseje turistike që po transportonte njerëz për të parë rrënojat e Titanikut.

Nëndetësja u vonua rreth orës 21:13 të së dielës. Një anije e rojes bregdetare kanadeze dhe një avion ushtarak po ndihmojnë për të kërkuar, të cilat drejtohen nga Roja Bregdetare e SHBA-së në Boston.

OceanGate Expeditions, që realizon ekspedita për të parë rrënojat e Titanikut, konfirmoi kërkimin për zhytësin me pesë persona. David Concannon, një këshilltar i kompanisë, tha se Oceangate humbi kontaktin me nëndetësen të dielën në mëngjes. Nëndetësja kishte 96 orë furnizim me oksigjen.

Rrënojat e Titanikut ndodhen 3,800 metra poshtë në fund të Atlantikut. Anija u fundos në prill 1912 pasi goditi një ajsberg. Nga 2,200 njerëz në bord, vetëm 706 mbijetuan.

Vitet e fundit, zhytës të shumtë kanë filluar të marrin turistë për të vizituar mbetjet e anijes. Kompania Oceangate kërkon €250,000 për pasagjer.

Të këshilluara

Flet personi që goditi Bebe Rexhën

Dje, u shfaqën pamje shqetësuese të Bebe Rexhës e cila u godit në fytyrë me një telefon nga një person gjatë një koncerti në New York. Këngëtarja 33-vjeçare mor...

11:38

Meghan Markle, fytyra e re e markës Dior

Meghan Markle mund të jetë gati të nënshkruajë një marrëveshje të madhe parash me Dior. Shtëpia franceze e modës ka bashkëpunuar me Rihanna dhe Jennifer Lawr...

16:39

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI