Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Ç’po ndodh në Paris/ 29 të plagosur nga shpërthimi, 2 nën rrënoja

Lapsi.al 21 June 2023
Ç’po ndodh në Paris/ 29 të plagosur nga shpërthimi,

29 persona janë plagosur, 4 prej tyre në gjendje të rëndë, pas një shpërthimi të madh në qendër të Parisit. Shpërthimi ndodhi në një ndërtesë që strehonte një shkollë projektimi dhe selinë e sistemit arsimor katolik në Rue Saint-Jacques. Efektivët e urgjencës janë duke kërkuar nëpër rrënojat e ndërtesës pasi mendohet që të paktën 2 persona ndodhen nën to. Sipas dëshmitarëve, para shpërthimit ka pasur një erë të fortë gazi.

Prokurorja e Parisit tha në vendngjarje se kontrollet fillestare të pamjeve të kamerave të sigurisë tregojnë se shpërthimi ndodhi brenda ndërtesës. Megjithatë, autoritetet thonë se shkaku i shpërthimit ende nuk është përcaktuar. Ndërtesa u përfshi nga zjarri, por më vonë flakët u vunë nën kontroll. Zona është rrethuar dhe kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo ka shkuar në vendngjarje.

Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin ka paralajmëruar njerëzit që të shmangin zonën. Zona ku ndodhi shpërthimi është e njohur për turistët dhe e njohur për popullsinë e saj studentore.

Një student tha për Le Parisien: "Isha përballë Val de Grâce. Dëgjova një bum të madh dhe pashë një top zjarri 20 ose 30 metra të lartë. Ndërtesa u shemb me një zhurmë të madhe. Ndjeva erën e gazit, por u deshën disa minuta për të ardhur në vete."

Një tjetër dëshmitar, Antoine Brouchot, tha për BBC se ishte në shtëpi kur dëgjoi një "shpërthim të madh". "Unë nxora kokën nga dritarja dhe pashë drejt Cochin [spitalit]. Më pas pashë një re të madhe tymi dhe ndërsa u afrova, ishte një ndërtesë që ishte shembur dhe për momentin kishte flakë." ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI