Flash

Mehmeti, një "shkatërrues" me minutazh të plotë: i pa zëvendësuar gjithë sezonin, kosovari firmos me Partizanin

Lapsi.al 21 June 2023
Mehmeti, një "shkatërrues" me minutazh të plotë: i

22 vjeç, 190 centimetra e me një të ardhme premtuese. Adnard Mehmeti ka kredenciale të të gjithë respektit. Kosovari vjen te Partizani, duke nënshkruar një kontratë 4 vjeçare, me opsion për një vit tjetër. Kohëzgjatje e mjaftueshme për të kuptuar sa besojnë kryeqytetasit te djaloshi.

I ardhur nga Erzeni, Mehmeti është një nga emrat që ndoshta nuk bëjnë zhurmë, por është një goditje e shënjestruar. 2,979' minuta në 38 ndeshje në total në të gjitha kompeticionet sezonin e kaluar, me vetëm një gol. E dhëna që duhet patur në konsideratë: Mehmeti nuk është zëvendësuar në asnjë ndeshje sezonin e kaluar, sa herë ka qenë në fushën e lojës. Një lojtar që është pikasur herët nga drejtuesit e klubit dhe që ka marrë edhe aprovimin e teknikut të ri të të kuqve, Zoran Zekic.

Lexo më tej: Era e ndryshimeve te Partizani fryn nga Kroacia: Zekic, ish-tekniku i Sheriff, prezantohet në Tiranë

???????

?????? ??????? ?????? ? ???

?????????? ?????? ?? ????????̈? ???? ??̈ ????

Partizani njofton afrimin e Adnard Mehmetit. Mesfushori kosovar është përforcimi më i ri i kampionëve të Shqipërisë. Klubi dhe lojtari kanë nënshkruar një kontratë 4 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. 22 vjeçari bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës shumë pozitive te Erzeni, skuadër me të cilën rregjistroi edhe 34 ndeshje.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI