Flash

Vendosi muzikë të lartë në lokal, procedohet penalisht 23-vjeçari

Lapsi.al 21 June 2023
Vendosi muzikë të lartë në lokal, procedohet penalisht

Menaxheri i një lokali në Tiranë është proceduar penalisht, pasi vendoste muzikë të lartë në lokal. Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 3 kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim zgjidhjen e shqetësimeve të banorëve, nga muzika e lartë në lokale. Gjatë kontrolleve, në një lokal në rrugën “Mine Peza”, policia ka konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, ku nisi procedimi në gjendje të lirë i menaxherit 23-vjeç nga Tirana për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Gjithashtu janë sekuestruar pajisjet që gjeneronin muzikën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI