Flash

Video/ Një njeri lakuriq në karrige me rrota pushton fushën: bashkë me të edhe një tjetër burrë i zhveshur

Lapsi.al 21 June 2023
Video/ Një njeri lakuriq në karrige me rrota pushton fushën:
Dy burra të zhveshur lakuriq, nga të cilët njëri në karrige me rrota, pushtuan fushën gjatë një ndeshje në Zelandën e Re. Ajo që ndodhi në ndeshjen mes Auckland City dhe Bucklands Beach, për Chataham Cup, ka diçka surreale e qesharake. Të dy burrat bënë streaking (ndërprenë një manifestim publik krejtësisht lakuriq). Kjo nuk ishte dicka e paparë, nëse njëri prej tyre nuk do të ishte në një karrige me rrota. Tjetri pastaj vraponte lakuriq nëpër fushë. Arbitri u detyrua të ndalonte ndeshjen. Siguria e stadiumit ndërhyri pastaj për të larguar dy njerëzit e zhveshur nga fusha, për habinë e publikut. Video e burrit të zhveshur në një karrige me rrota duke bërë një invazion fushe ka ngjallur ilaritetin e përdoruesve në internet. Madje, në rrjetet sociale video është komentuar me fraza të tilla si: “Idhull” dhe “Ky do të shkojë në librat e historisë”. Të tjerë kujtuan skenën e Griffin ku një burrë lakuriq i ikte sigurisë me një karrocë elektrike. Lexo më tej: Video/ 'Luftë' në derbin e Pireut: invazion e goditje e arbitrit në gjenitale, “faji” i presidentit të Olympiacos Nuk ka dyshim se këtu kemi të bëjmë me një precedent, që mund të krijojë një valë interesante 'strekers'.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI